Studentja i mbyll gojen ndersa te tjeret e duartrokasin, Rama ironizon: Për tifozllëk Flamurtari luan të dielën

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Universitetin e Vlorës në vijim të takimeve me studentët në Universitete të ndryshme për të dialoguar rreth problematikave.

Advertisements

Të shumtë ishin studentët që u larguan nga salla dhe u duartrokitën nga të tjerë.

Një prej studenteve i kërkoi Ramës që të ishte i prerë për vendimin e tij për 8 kërkesat.

Advertisements

“Duhet të kuptohet diçka këtu nga të gjithë, që ne si studentë që kemi kaq ditë, nuk kemi protestuar kot, nuk jemi budallenj, nuk jemi me parti politike. Kemi ndenjur në shi në të ftohtë. Ne zotëri jemi një pjesë e atyre që e shikojmë si të vetmin njeri që mund të bëjë diçka. Ju e keni keqkuptuar. Ne s’kemi kërkuar të rrëzojmë qeveri, ne kemi kërkuar të drejta bazike. Ju zotëri i keni 8 pikat të zezën mbi të bardhë. Ju thoni dialog, ju duhet të thoni po ose jo. Kur të thoni po, ne do ulemi si qysh tek, si do bëjmë me këto pika,” tha vajza.

Të gjithë studentët e tjerë e duartrokitën. Ndërkohë Rama nuk la pa i kthyer një përgjigje: “Për tifozllëk Flamurtari ndeshjen e ka të dielën, shkoni atje”.

Artikulli paraprakStudentet marrin vendimin e madh! Ja cfare do bejne deri me 21 Dhjetor
Artikulli tjetërLajm i madh! Serbia do ta njohe Kosoven dhe ja cili president do te beje te mundur njohjen e saj