Kontinenti Europian është përfshirë nga aktiviteti masave ajrore të ftohta të cilat do të ifluncojnë mot me rreshje dhe temperatura të ulëta në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
Advertisements
E martë, 18 dhjetor 2018: Masat e ftohta arktike do të avancojnë me tej drejt vendit duke bërë të mundur reshje bore intensive përgjatë zonave malore dhe kodrinore deri në lartësitë 400-600 metra në nivelin e detit. Ndërsa zona perëndimore do të ketë reshje shiu.
Gradualisht pasdite rreshjet do të humbin intesitet duke u spostuar drejt Ballkanit lindor. Era do të jetë me drejtim verilindje me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet.
Advertisements
Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 ballë me lartësi vale 1,5 deri në 5,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -5/3°C
Zonat e ulëta 0/10°C
Zonat bregdetare 4/13°C