Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Xing me Ermalin” ishte e ftuar moderatorja shuëm e dashur për publikun shqiptar, Albana Osmani. Ndër të tjera gjatë emisionit Albana foli edhe për nismën e saj “Ti je një luledielli”.
Advertisements
Ajo tregoi se si nis kjo nismë e veçantë që synon grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut. Albana tha se çohej natën me gjymtyrët e ftohtë dhe i lutej Zotit t’i jepte forcë për të vazhduar.
“Kur them që është thirrje nga Zoti e them me gjithë forcën e shpirtit tim. Ka patur netë që më dilte gjumi në mes të natës sepse më ftoheshin gjymtyrët, futesha në dush dhe ngrohja trupin dhe shpirtin. Thoja Zot më jep forcë nga forca jote sepse e imja është mpakur që të vazhdoj ditën nesër me po të njëjtën kurajo. Unë nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe, realisht kam bërë një gjë shumë të vogël. Po citoj një shprehje të Nënë Terezës: Të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe atëherë ky është kuptimi”, u shpreh Albana e përlotur.
Advertisements