Një nga emrat me kontribut historik në Partinë Demokratike, Aleksandër Biberaj deklaroi për “BalkanWeb” dhe “News 24” se ai u rikthye në PD me ftesë të kryetarit të saj, Lulzim Bashës. Ai tha se në karrierën e tij politike ka investuar shumë në politikë dhe konkretisht tek Partia Demokratike.
Advertisements
Rikthimin e tij në PD, Biberaj e sheh si shenjë për t’i dhënë Shqipërisë një dorë drejt rrugës së saj të integrimit në familjen e madhe të Bashkimit Europian.
“Falënderoj zotin Basha për ftesën. Mendoj se kam investuar shumë vite në politikë aq më shumë në Partinë Demokratike.A do të kandidoni për ndonjë post tjetër? Kontributi për Shqipërinë është parësor. Të bashkohemi të gjithë bashkë dhe ta integrojmë Shqipërinë drejt BE-së. Unë jam larguar nga PD kur ishte në pushtet, sot ajo është në opozitë. Shqipëria ka nevojë për një opozitë më të fortë, për një parti që shpalos një program në interes të qytetarëve”, tha mes tjerash Biberaj.
Advertisements