I konsideruar si kritiku më i fortë i Bashës largohet nga PD dhe jep deklaraten sh*okuese

Një tjetër largim ka ardhur nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Pas Erla Mëhillit dhe Edith Harxhit, është tërhequr nga gara për t’u zgjedhur anëtar i Kuvendit të PD edhe kritiku më i fortë i Lulzim Bashës, Edvin Kulluri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri shprehet se procesi për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD është farsë.

Advertisements

“Te dashur miq dhe delegate te Kuvendit te PDSH-se! Duke u nisur nga situata e rende ne te cilen ndodhet Partia Demokratike per shkak te leaderiship-it te saj qe vepron ne kundershtim te hapur me cdo parim demokratik, deklaroj terheqjen nga gara “farse” per Anetar i Keshillit Kombetar!

Duke falenderuar per vleresimin e qindra delegateve qe me kane shkruar qe nga mbremja e djeshme duke me dhene mbeshtetjen, do vazhdoj te angazhohem ne opozite me kete qeveri te korruptuar, kriminale dhe anti-demokratike! Do mbeshtes me cdo menyre protesten e studenteve dhe qytetareve, deri ne largimin e kesaj qeverie dhe “mashave” te saj ne opozite! Te qenit anetar i PD-se eshte nder, por nuk mund ti lejoje vetes te behem pjese e opozites se emeruar nga Edi Rama! Ju faleminderit!”, shkruan Kulluri.

Advertisements

Artikulli paraprakDo ta merrni pushtetin me dh*une? Basha habit me pergjigjen qe jep
Artikulli tjetërMomenti epik kur Basha per pak sa nuk u rrezua pas fjalimit(Video)