Besjana LUSHAJ shkroi një artikull për Taulant Mukën ku thoshte se ky i fundit s’ka qenë student ekselencë dhe bursën s’e mori si i tillë por falë dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa për të cilin Muka dhe miqtë e tij, lobuan që të fitonte.
Advertisements
Ndërkaq, vjen reagimi i Mukës i cili thotë se e ka mbështetur ish dekanin Bajram Hysa që përballë kishte një kandidat i cili sillte në auditore studentë të kristalit e militantë të LSI.
“Një vajzë anonime dhe media që e publikon hedh baltë mbi mua pse kam mbështetur një ish-dekan të Fakultetit të Mjekësisë! Po, si shumë studentë e mbështeta dhe unë (mbi 60% votuan pro tij) kur ai kandidoi për dekan. Përballë kishte një konkurent që sillte në auditoret e mjekësisë studentë të Kristalit, militantë të LSI-së për të treguar se kishte mbështetje nga studentët! Të tillë mendonte ta bënte mjekesinë, diploma Kristali për të gjithë! Isha unë me miqtë e mi që e denoncuam në gazetën e fakultetit që drejtonim, ndërkohë të tjerët heshtnin!
Advertisements
Unë nuk mbaj asnjë përgjegjësi për atë që një dekan bën. Nëse ke fakte kolege, silli se do jem unë i pari që do i denoncoj, sikurse dërgova letër kundër nismës së ish dekanit për ndarjen e Fakultetit të Mjekësisë nga Universitetit i Tiranës.
Ja ku jemi sot, një universitet familjar- 104 profesorë dhe profesorë të asociauar te mjekësia kanë lidhje nepotike- burrë, grua, vajzë, djalë! Unë nuk favorizoj askënd! Veçse unë flas me fakte, jo me fjalë për të përbaltur! Ky është standardi im! Ke fakte kundrejt meje, silli se do i publikoj vetë në faqen time!!”, shkruan MUKA.