Finalizohet operacioni ” Trotyl”, i ndjekur me metoda proaktive në Lezhë, seku.estrohen 4 m.ina me telekomandë si dhe rreth 130 gram lëndë na.rkotike e fortë Her.oinë dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Advertisements
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kri.minale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e kri.meve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive disa ditore , u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Tro.tyl”, duke goditur një tjetër rast të tent.ativës për tra.fikim të mi.nave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u a.rrestua në flagrancë shtetasi :
Advertisements
– A.N. 52 vjeç, banues në Elbasan ( i dënu.ar më parë ).
Në qytet Lezhë, u kap me çantën sportive, brenda së cilës kishte fshehur 4 m.ina për shpërthim të telekomanduar nëpërmjet celularit, si dhe një sasi prej 130 gram lë.nde e dyshuar nar.kotike e fortë Her.oinë.
Veprat penale në ngarkim të tij ” Tr.afikim i lëndëve pla.sëse ” dhe ” Prodhim e shitje e lëndëve nar.kotike”.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.