Ministri Lleshi ben deklaraten qe nuk pritej, ja çfarë ndryshimi radikal kërkon

Ministri i Brendshem, Sander Lleshi ka urdheruar sot zbatimin e dy masave te prera. Përmes një shkrese drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kërkon ndalimin e praktikës së ashtuquajtur ‘postoblloqe policore’ në akset e vendit, si dhe heqjen e praktikës së dublimit të semaforëve me punonjës policie, në kryqëzimet e rrugëve urbane.

Advertisements

Duke e konsideruar qarkullimin rrugor si një ndër sfidat e rëndësishme të punës së Policisë, përmes shkresës, evidentohen probleme që lidhen me gjendjen e rrugëve, me kulturën e përgjithshme të përdoruesve të saj, me kualifikimin dhe pajisjen e punonjësve të Policisë.

Ministri kërkon ndërhyrje për ndryshimin e menjëhershëm të situatës, e këtu thekson se prania e Policisë në numër të tepruar dhe statike, nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Advertisements

Prania e postblloqeve policore u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, teksa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ultat në rajon.

“Me qëllim që të përmirësohet më tej niveli i sigurisë në qarkullimin rrugor, kërkoj që të merren masa të shpejta dhe të plota për të zbatuar gjithnjë e më shumë patrullimin në vend të postblloqeve në akset rrugore të vendit”, nënvizion ministri Lleshaj. Kjo do të realizohet përmes organizmit të një sistemi të mirëfilltë patrullimi të kombinuar me mjete policie të shenjuara, punonjës policie në uniformë e mjete civile, e punonjës pa uniformë.

Masa e dytë, ku kërkohet ndryshimi i shpejtë i situatës është shmangia në maksimum e punonjësve të Policisë Rrugore, që dublojnë semaforët. Kjo praktikë ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës, në raport me rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndër masat e tjera që do të nisin zbatimin shpejt, është projekti për dërgimin e gjobave nëpërmjet Postës, në adresë të shoferëve shkelës.

Reduktimi i policisë në akset rrugore të vendit do të shfrytëzohet si mundësi që punonjësit të përfshihen në programe trajnimi, që nga ato profesionale e deri tek modulet e trajnimit fizik, të gjuhës së huaj etj.

Policia e Shtetit do të aplikojë një plan ambicioz në fushën e qarkullimit rrugor, i cili nis me përdorimin e tabletave dhe vijon më tej me futjen e teknologjisë bashkëkohore (tableta, sensorë, drone) që do të ndihmojnë në mirë-menaxhimin e qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakDeklarate e madhe nga Haradinaj! Jep mesazhin e fortë pak çaste para formimit të Ushtrisë së Kosovës: Aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe intergriteti i njeriut
Artikulli tjetërMorena Taraku i “cm*end” fansat me fotot nga sht*rati