Një nga 4 personat që kërkohen nga Policia e Tiranës për vras.jen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, është arre.stuar nga oficerët e Seksionit Kundër Kr.imeve ndaj Jetës.
Advertisements
Bëhet fjalë për Fabio Allushin, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, natën kur ndodhi kr.imi. Sipas njoftimit të Policisë, Allushi akuzohet për “vra.sje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “ar.mëmbajtje pa leje”.
Pas arre.stimit të tij, tashmë vijojnë të jenë në kërkim edhe 3 persona të tjerë, Mevjol Bilo, i cili dyshohet të jetë autor i vra.sjes së Fabian Gaxhës, pl.agosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos, si dhe Ervin Mata e Eldi Dizdari. Allushi u largua menjëherë pas ngjarjes dhe Policia pasi ushtroi kontroll banese dhe nuk e gjeti aty, bëri shpalljen e tij në kërkim.
Advertisements
Nga ana tjetër, në dosjen e Prokurorisë në lidhje me ngjarjen, thuhet se, në lidhje me Fabio Allushin, i është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Vath Allushi, i cili është i ati i tij, ku ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, ka rreth 1 javë e më shumë (para se të ndodhte kri.mi) pa e parë djalin dhe nuk i ka numër telefoni.
Gjithashtu i është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Ismail Allushi, ku ndër të tjera deklaronte se Fabion e ka djalin e xhaxhait. Ai ka treguar se e ka takuar atë më datë 05.10.2018 rreth orës 10:00, në një lokal me pronar me emrin “Niku”, lokal lagjeje dhe ai i kishte thënë se kishte qenë i pranishëm në ngjarje dhe se ishte larguar menjëherë sapo kishte nisur ngjarja.
Ai i kishte thënë se kishte shkuar për kafe në atë lokal pasi e kishte thirrur një shoku i tij, por pa i dhënë sqarime të mëtejshme. Më pas, Fabio ishte çuar nga lokali dhe ishte larguar me një shok të tijin, por që deklaruesit nuk i kujtohet targa e automjetit apo personi që ishte në drejtim të tij.
Në kërkim mbeten: Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vr.asjes së Fabian Gaxhës) dhe Eldi Dizdari.