Pasi shqiptari vr*au gruan në sy të 4 fëmijëve ka folur motra e vik*timës: Ja si e paralajmeroi …

Shqiptari i Kosovës, Anton B, nga Westerkappeln qe ak.uzohet se ka ekz.ekutuar gruan e tij 30 vjecare në rrugë, me një të sht.në në kokë, para katër fëmijëve të tyre ka qene i radikalizuar.

Advertisements

Se paku, keshtu ka deshmuar motra e vik.times, e cila ka treguar per jeten e tyre dhe procesin e radi.kalizimit të 38-vjeçarit. Ajo personalisht ishte goditur nga një plu.mb gjatë përleshjes për kujdestarine e fëmijëve, më 28 maj.

Motra tregon se kunati e ka cilesuar te ndjeren shume here si “k*rvë”, dhe e detyroi te vinte shamine. Katër muaj më parë, motra e saj ishte ndarë nga ish-bashkëshorti.

Advertisements

“Ajo donte të jetonte e lirë, të zbukurohej, të punonte, ashtu si edhe gratë e tjera”, thotë motra e saj në rolin e dëshmitares, informon albinfo.ch.

Por, burri i saj e ndaloi, “pasi nuk ishte islamike”. Familja e saj, gjithashtu me rrënjë kosovare, përbëhet nga myslimanë të moderuar.

Gjatë dy vjetëve para se të ndodhte krimi i 28 majit, qëndrimi radikal i kosovarit ishte intensifikuar, i ka shpjeguar motra trupit gjykues: Ai e detyroi ta vendosë shaminë në kokë. Pas kesaj, ajo u izolua, nuk u la te dilte apo te fliste me persona te tjere, pervec familjes.

38-vjeçari i kishte vizituar vazhdimisht xhamitë, ku predikonin radikalistë, dyshohet edhe se ka udhëtuar në Mekë. Për këtë arsye, ai shpenzoi shumë të holla, edhe pse familja e tij jetonte me ndihma sociale dhe asnjëherë nuk kishte bërë pushime, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të “Salzgitter Zeitung”, ai vizitoi një xhami në Ibbenbüren, e cila është duke u vëzhguar nga forcat e sigurisë. Ai gjithashtu ndryshoi emrin e tij, pasi ai qe kishte nuk tingëllonte aq islamik.

Çuditërisht, motra e dytë e së vd.ekurës para trupit gjykues paraqiti një fotografi nga banesa e të pandehurit. Në të shihet vajzën e tij e vogël para flamurit të zi të “Shtetit Islamik”. Me gisht tregues të ngritur që në këtë kontekst do të thotë një përshëndetje e islamistëve radikalë. Problemet duhet të kishin përshkallëzuar në momentin që gruaja e tij gjeti flamurin. Babai i vik.timës kishte pohuar se 38-vjeçari disa herë kishte thënë se fëmijët duhet të rriten në Siri. Ndërsa motra konfirmoi se në një moment ai kishte thënë: “Sa e madhe është Lufta e Shenjtë”, njofton albinfo.ch.

Përveç kësaj, 38-vjeçari dyshohet se ishte bërë gjithnjë e më ag.resiv ndaj katër fëmijëve të tij. Mbi të gjitha, ai e kishte rra.hur djalin e tij më të vogel. Sjellja e vras.ësit si duket ka çuar në konflikt të marrëdhënieve bashkëshortore. Ai zgjati deri në ndarjen e tyre.

Sipas saj, ai e kishte kercenuar: “Nëse ndahesh, unë do ta shuaj familjen”. Procesi gjyqësor do të vazhdojë më 20 dhjetor.

Artikulli paraprakShkrumbohet nje ndertese 4 kateshe ne Korce, ja cfare u be shkak(Video)
Artikulli tjetërÇështja “Xhisiela”/ Merret vendimi i madh nga prokuroria, por ja cfare ben Xhisiela