Mazhoranca është tërhequr nga procedimet penale ndaj protestuesve dhe profesorëve që kanë dalë në mbështetje.
Advertisements
Edhe pse një ditë më parë ishte vetë policia që njoftoi se ishin më shumë se 20 pedagogë e studentë të cilët ishin proceduar penalisht, sot u tërhoq.
Duke folur në seancën e parlamentit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi është shprehur se nuk ka asnjë procedim penal.
Advertisements
Lleshi është shprehur se do të ketë hetim se kush e ka nxjerrë këtë lajm të rremë.