Taulant Balla jep lajmin e madh, tregon hapur se cfare do ndodhe me kerkesat e studenteve

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tha nga foltorja e Kuvendit, se të 8 pikat që studentët kërkojnë do të plotësohen.

Advertisements

“Dua ta them troç, të gjitha kërkesat e studentëve do të plotësohen një më një, por jo me dialog me ju, por me ata që meritojnë të gjithë respektin e këtij kuvendi e këtij kombi,” tha Balla.

Gjithashtu ai bëri me dije se Rama ka nisur një proces për zgjidhjen e 8 pikave por dhe problematikave të tjera që rëndojnë mbi studentët.

Advertisements

“Kryeministri ka iniciuar një proces, që do shkojë hap pas hapi deri në zgjidhjen përfundimtare jo të 8 pikave, por dhe më shumë sëmundjeve në universitetet tona që ne nuk kemi mundur t’i zgjidhim në këto vite qeverisje.

Ka dhe problematika që lidhen me kurrikulat, e shumë të tjera. Si ka mundësi të talleni me ata që janë në shesh? Si ta ndryshoj unë buxhetin, Petrit, kur është te Ilir Meta, te Presidenti i Republikës.

28 vite tallje, e doni të bëni 28 minuta tallje e këtu në parlament. Ne e kemi nisur procesin, dhe të jeni i sigurtë që ky proces dialogu do të sjellë zgjidhje,” u shpreh Balla.

Artikulli paraprakTension në Kuvend, Salianji i bllokon foltoren Ramës, të gjithë në këmbë
Artikulli tjetërI fundit! E proceduan penalisht profesor Tupen, ja vendimi i marre per te