Protesta e studentëve që është sot në ditën e nëntë ka sjellë një frymë optimizmi dhe në radhët e qytetarëve të Tiranës.
Advertisements
Mbështetja për ta ka qenë mjaft e madhe, pasi duhet thënë se protesta ka qenë shumë qytetare dhe studentët i janë shmangur çdo incidenti, duke theksuar se qëllimi i tyre i vetëm është plotësimi i kërkesave dhe jo rrëzimi i qeverisë.
Një video për mos t’u humbur është dhe ajo që ka postuar aktivistja Viki Çipi, ku të rinjtë shihen duke kënduar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata përmes këngës kanë ironizuar dhe me mesataren 5.8 të ministres Nikolla, në një kohë që shefi i saj Rama etiketonte protestuesit si ngelës.
Advertisements
‘’O ministrja e mamit të vet, mesatarja 5.8”, janë thirrjet e studentëve.