Rama dhe ministri i tij Gjiknuri po lëshojnë oligarkun Ulaj dhe po tentojnë të çojë atë drejt bu.rgut, për t’i shpëtuar vetë dorës së hekurt të FBI-së amerikane
Advertisements
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, është dorëzuar pas skandalit të madh, që u zbulua tek Unaza e Re. Pas presionit të SHBA, Gjiknuri ka deklaruar publikisht se kompania fituese në një nga lotet e projektit të “Unazës së Re” ka falsifikuar dokumentet dhe kjo është dokumentuar edhe nga autoritetet amerikane.
Bëhet fjalë për kompaninë DH Albania, e cila sipas ministrit, ka falsifikuar dokumentet jashtë territorit të Shqipërisë. ‘Pamfleti’ raportoi se oligarku më i madh politik, Bashkim Ulaj, fshihet pas firmës “DH Albania” së përfaqësuar nga 20 vjeçari Avdiol Dobi, që ka mashtruar me projektin e ndërtimit të lotit të parë të “Unazës së Madhe” me vlerë 20 milionë euro, përmes falsifikimit.
Advertisements
Superskandali i bërë publik nga media, më i rëndi pas skandalit të 85 milionë USD të zhdukura nga Meta për privatizimin e kompanisë së natës “Alpetrol”, teksa është nën hetim nga FBI-ja amerikane dhe prokuroria shqiptare, është pranuar publikisht një ditë më parë dhe nga Edi Rama.
“Të jeni të sigurtë që asnjë nga ju nuk i pret gjërat më shumë sesa unë. Mërzitem shumë më tepër! Bëjmë tek unaza e re projektin, del një mashtrues dhe marrim ne të gjithë baltën. Unë mërzitem shumë por ça do bëjmë. Nuk ka kryeministër në botë që nuk do ti bëjë gjërat sa më shpejt.. është kollaj të jesh në opozitë, të quhesh Luli ose Monika”, tha mes të tjerave Rama.
Ndërsa ditën e sotme, për të shpëtuar ‘kokën’ e tij, edhe ministri Gjiknuri ka pranuar skandalin, pas informacioneve të ardhura nga amerikanët, duke thënë se është urdhëruar menjëherë zgjidhja e kontratës. Në këtë mënyrë, Rama dhe ministri i tij Gjiknuri po lëshojnë oligarkun Ulaj dhe po tentojnë të çojë atë drejt burgut, për t’i shpëtuar vetë dorës së hekurt të FBI-së amerikane.
“Kam komunikuar për të marrë informacione nga autoritetet amerikane. Nga përgjigjet e ardhura dje, thuhet se një pjesë e paraqitur nga DH Albania nuk është e saktë , por e falsifikuar. Pas marrjes së këtij konfirmimin, ARRSH ka zgjidhur kontratën. Sot që flasim ARRSH ka bërë ndërprerjen e kontratës”, tha sot Gjiknuri.
Gjithashtu në fjalën e tij, Damian Gjiknuri theksoi se çështja i ka kaluar Prokurorisë shqiptare për të ndjekur të gjitha rrugë ligjore dhe përgjegjësit të marrin përgjigjen po në hapa të tillë, duke dorëzuar kështu para autoriteteve të drejtësisë oligarkun Bashkim Ulaj.
“Materialet do t’i referohen prokurorisë shqiptare. Të njëjtën praktikë ka ndjekur edhe OST. Kontratat nuk ka nisur të zbatohet. Dua të them se falsifikimi i dokumenteve është bërë jashtë territorit të Shqipërisë”, shtoi ministri.