Studentët: Mos të guxojë kush të shkojë tek Rama, s’ka dialog!

Ka nisur dita e gjashtë e Lëvizjes Studentore që ka ngritur më këmbë të gjithë të rinjtë e të rejat në Tiranë dhe në rrethe me një listë kërkesash e pakënaqësisht të krijuara nga reforma në arsim.

Advertisements

Studentët janë mbledhur para Korpusit dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.

Studentët deklaruan se nuk do të marrin pjesë në dialog të thirrur nga kryeministri Rama pa plotësuar kërkesat e tyre të parashtruara përmes 8 pikave. Ndërkohë këmbëngulin që politika të lihet jashtë protestës.

Advertisements

“Kryeministrit ia kemi bërë të qartë. Nuk ka dialog. Ai duhet të plotësojë kërkesat tona. As sot nuk ka për t’ia dalë. Ai ka sot një ultimatum për këtë. Të gjithë studentët të martën do të jenë në Tiranë dhe në rast se injorohemi, situata do përshkallëzohet, ne e dimë se çfarë kërkojmë. Unë jam i pari që do të futem në grevë urie, sepse nuk po dalim në rrugë për politikë, por për të drejtat e studentëve”, tha një student.

“Të mos guxojë njeri të bëjë dialog me kryeministrin në emrin tonë në Facebook. Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata. Ne nuk kemi përfaqësi dhe nuk kemi faqe facebook. Çdokush nga ne është përfaqësi këtu. Merru me FRESSH-istët e tu dhe jepu ndonjë sufllaqe atyre”, tha një tjetër.

Artikulli paraprakKengetarja e famshme shqiptare emocionon me mesazhin per studentet: “KENI RIZGJUAR SHPRESËN E NJË KOMBI TË TËRË’
Artikulli tjetërBE-ja ben t’iu dridhen kembet pedagogëve shqiptarë që kanë marrë para nga studentët, ja cfare i pret