Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ka informacione që Kosova po përgatit edhe 3 masa të reja ndaj Serbisë.
Advertisements
Vuçiç ka thënë se nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë popr shteti serb kësaj here sipas tij do të kundërpërgjigjet.
Ndërkaq, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi e ka konfirmuar për lajmi.net se do merren masa të reja pa i specifikuar ato.
Advertisements
Arifi ka theksuar se këto masa janë pjesë e një strategjie.
“Nuk mund t’i specifikojë këto masa, por mund të them se janë pjesë e një strategjie. Ne nuk do të tolerojmë ma tutje që Kosova të trajtohet nga shteti i Serbisë në formën si është trajtuar vitet e kaluara”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit.
Sipas Arifit, tanie tutje Kosova do ta mbrojë veten dhe nuk do të lejojë që politikat të jenë vetëm të njëanshme.
Theksojmë se qeveria e Kosovës më 21 nëntor ka vendosur taksë 100 për qind ndaj mallrave të cilat importohen nga Serbia.