I ftuari special i puntatës së djeshme të emisionit ‘Why Not’ ishte aktori i humorit Albano Bogdo. I pyetur nga moderatorja Roza Lati për mendimin e tij rreth skuadrës së Interit, aktori ka bërë një krahasim që i ka bërë të gjithë të qeshnin.
Advertisements
Ai është shprehur: “Interi është si disa këngëtarë që dalin tek Kënga Magjike kot, kur e dinë që nuk do fitojnë. Edhe Interi ashtu është.
Janë disa këngëtarë që kanë 32 vjet që dalin, e nuk kanë fituar kurrë asgjë. Pavarësisht se Kënga Magjike 22 vetë ka, 19 marrin çmime. Këta e menaxhojnë që të dalin si ata të tre që nuk marrin çmime kurrë.”
Advertisements
Në fakt ky ishte një mendim sa për të qeshur aq edhe thumbues pasi shumë nga këngëtarët si çdo vit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për shkak të mos kualifikimit në finale apo dhe për mënyrën se si kanë votuar kolegët.
Ndër këta kemi dy shembujt e freskët siç është ai i Robert Aliaj dhe Kastro Zizo, të cilët kanë shprehur të indinjuar zemërimin e tyre ndaj kolegëve të cilët i kanë vlerësuar me 0 pikë.