Në ditën e gjashtë të protestës para Ministrisë së Arsimit, studentët kanë përshkallëzuar thirrjet e ashpra ndaj politikës. Ata kanë shpërthyer me thirrje të forta ndaj politikanëve, kryesisht Ramës e Nikollës, të cilët degraduan arsimit dhe rritën në stratosferë tarifat, duke paralajmëruar se do të futen në grevë urie nëse nuk gjejnë zgjidhje.
Advertisements
“O h*rra hiqni duart, o diktator i dytë”, ka qenë një nga thirrjet e studentëve gjatë marshimit të tyre. “Nxirrni doktoraturat, të shikojmë plagjaturat”, kanë qenë disa thirrje të tjera që studentët kanë lëshuar gjatë marshimit.
Ata kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Gjithashtu, studentët kanë falenderuar policinë që i ka hapur rrugë për të shkruar drejt ministrisë.
Advertisements