Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj ministrit të Transporteve, Damian Gjiknuri, emri i të cilit po lakohet shumë ditët e fundit, për shkak të skandalit me Unazën e Re. Me një gjuhë të ashpër dhe të pisët, numri dy i PD e krahason Gjiknurin me kamarierin e dikurshëm të Pistës së Hekurudhës, duke thënë se ai ishte një ‘bir k*rve’.
Advertisements
Postimi i plotë i Palokës:
Gjiknuri si kamarieri i dikurshem i Pistes te Hekurudhes. Perpara viteve ‘90 tek Pista e Hekurudhes (lokali ne det) , ishte nje kamarier “bir k*rve”. Kur kishte grupe te medhenj klientesh e sidomos kur i dukej se kishin pire shume , ai kishte gjetur nje menyre origjinale per ti vjedhur.
Advertisements
Bente llogarine me laps ne dore perpara klienteve ; kaq qofte-kaq lek ,kaq panine-kaq lek ,kaq birra -kaq lek… Ne fund shtonte duke folur shpejt ; “edhe 50 lek PO E HENGRE” dhe te jepte per te paguar totalin me gjithe 50 lekshin e shtuar( ate kohe 50 lek nuk ishin pak ). Ne shumicen e rasteve klientet nuk kuptonin gje dhe paguanin.
Kur dikush e kapte hilen , atehere “biri i ku*ves” e kthente me te qeshur : “Aaa bravo, nuk e hengre!” dhe vazhdonte i qete punen ne kerkim te 50 lekshit te rradhes.
Ate “birin e k*rves” me kujtoi Gjiknuri qe i kapur ne f*agrance me skandalin e Unazes se Re deklaroi dje : “do anullojme tenderin”. Pra 40 milion euro PO E HENGRET dhe tani qe na kapet thjesht “po anulojme tenderin…”
Ai “biri i k*rves” kamarieri, nje nate q*lloi me disa kliente qe nuk hanin as hilen e as shakane dhe pasi e rrahen mire e hodhen dhe ne det. Po me kete “Guru”-n qe donte te vidhte me nje dore 40 milion euro cfare duhet te bejme ?Po me keta qe kane 5 vjet qe na vjedhin ???