E pafalshme kjo qe ju kane bere per 28 vjet! Pedagogu mbeshtet studentet: Vazhdoni protestoni dhe mos u mashtroni

Nga Zef Brozi

Advertisements

Të dashur studentë: Protestoni fuqishëm e paqësisht, por mos lejoni t’ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht! Për të mirën tuaj dhe të Shqipërisë sonë të dashur.

Si ish-pedagog, si prind e qytetar, por edhe si immigrant në Amerikë që nga 12 Nëntori 1995, përshëndes protestat paqësore të studentëve në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit. Miqësisht u apeloj studentëve të mos lejojnë manipulimin e tyre nga mafiozët e partive politike a kushdo tjetër.

Advertisements

Studentët kanë pasur dhe kanë shumë arësye të protestojnë në këto 28 vite të shkatërrimit të shkollimit dhe edukimit të brezit të ri. E pafalëshme ka qenë heshtja e tyre. Gjendja mjerane dhe kushtet thuajse primitive në konviktet studentore dhe në auditore, korrupsioni marramendës në universitete (që vret dijen dhe përgatitjen e te rejave e te rinjve shqiptarë sipas standarteve të larta që kërkon sot koha), shitja dhe blerja e notave, diplomave, madje edhe e titujve shkencor, niveli i ulët shkencor ( madje dhe skandaloz) i një pjese të pedagogëve, pagesat e papërballueshme nga një pjesë e madhe e studentëve – janë disa nga arësyet që studentët në këto 28 vite duhej të kishin protestuar e jo heshtur.

Por studentët dhe rinia shqiptare nuk duhet as të mashtrojnë veten me nota e diploma që blihen edhe pa shkuar në shkollë, pa hapur librat, pa studiuar. Në familjen Europiane dhe kohën e globalizmit sot dhe në të ardhmen konkurohet me dije dhe aftësi të shumanëshme dhe jo me injorancë e dembelizëm (ndërsa diplomat fallco e pa vlerë më mirë i fundosni në baltina).

Dihet se gjendja mjeranë në universitetet e shkollat në Shqipëri është produkt dhe përgjegjësi e të gjitha qeverive në këto 28 vite. Pavarësisht se në këto vitet e fundit janë bërë disa hapa pozitiv për arësimin, Qeveria, universitetet, Parlamenti, Presidenti, dhe të gjitha institucionet u janë borxhlinj studentëvë dhe rinisë shqiptare. Prandaj edhe unë u bëj apel atyre të degjojnë me respekt dhe përgjegjësi zërin studentor, të ulen e bashkebisedojnë me ta dhe sëbashku të gjejnë zgjidhjet më të mira të mundshme për plotësimin e kerkesavë dhe nevojave të studentëvë dhe aresimit në Shqipëeri.

Nëse me 11 Dhjetor 1990 përfaqësia studentore bëri takimin me Ramiz Alinë edhe pse në kushtet e një frike e terrori, sot nuk ka asnjë arësye që të gjitha palët e interesuara (Studentët, Qeveria, Parlamenti, Presidenti, Rektoratet, e Dekanatet) të mos ulen në bisedime për të dhënë zgjidhjet jo vetëm për kërkesat e studentëve protestues, por edhe për përmirësimin rrënjësor të arsimit në Shqipëri.

Përmes internetit mësova se Ministrja e Arësimit Znj. Lindita Nikolla bëri atë që duhej dhe iu përgjigj thirrjes së protestuesve që ajo të dilte nga zyra e të shkonte në shesh tek ata.

A duhet, vec të tjerave, që Qeveria, Parlamenti, Presidenca, Rektoratet e Dekanatet të ndërpresin edhe shpenzimet e tyre për luks në zyra dhe ato fonde të investohen për godinat dhe ambientet studentore?

Të dashur studentë: Protestoni fuqishëm e paqësisht, por mos lejoni t’ju mashtrojnë e manipulojnë politikisht! Për të mirën tuaj dhe të Shqipërisë sonë të dashur.

Zef Brozi, Ëashington, DC 8 Dhjetor 2018

Artikulli paraprakDimri i vertete po fillon! Ja zonat ku temperaturat shkojne disa grade nen 0
Artikulli tjetër“Cm*nden” serbët: SHBA-të e konsiderojnë Kosovën partner strategjik