Tensionohet situata te protesta/ Nuk pranohen banorët e Astirit: Jeni te politizuar

Protesta masive e studentëve ka hyrë në ditën e 4-t të saj, ditë e cila përkon edhe me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë që kujton lëvizjen studentore të 28 viteve më parë që solli edhe rrëzimin e pushtetit komunist. Mbledhja e studentëve ka nisur para ambienteve të Korpusit Universitar, e më pas me pankarta në duar ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Advertisements

“U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të Tiranës, gjithë gjimnazistëve, qytetarëve të Tiranës të bashkohen tek ne”. U shprehën ata një ditë më parë duke kërkuar nga politika të qëndrojë larg tyre.

Ndërkohë që për të tretën ditë me radhë studentët e Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi kanë vijuar protestën. Ndonëse në kushte atmosferike të rënduara dhe me reshje shiu të vazhdueshme ato vijuan të protestonin në sheshin “2 Prilli”. Kërkesat e tyre konsistojnë në uljen e notës mesatare në shkollë, sponsorizimin nga buxheti i Universitetit të Shkodrës i ekspeditave shkencore si dhe vendosjen në efektivitet të plote te godinës së re brenda janarit të 2019.

Advertisements

Ndërkohë banorët e Astirit të veshur me jelekë të verdhë kanë tentuar t’i bashkohen protestës së studentëve , por kanë hasur në rezistencën e tyre. Studentët pretendojnë se ata kanë qëllime të dyshimta dhe nëse do do t’i bashkoheshin si prindër duhet të paraqiteshin që në mëngjes. Ndërkohë policia po i mban të ndarë dy palët në tubim.

Artikulli paraprakGazetari i njohur Marin Mema iu jep “zëmër” studentëve: Zhdukeni politikën nga mesi jonë, e ardhmja jonë është pa ata
Artikulli tjetërKush eshte deputetja e PD-se qe eshte e gatshme te djege mandatin per t’iu bashkuar studenteve?