Nëna 31 vjeçare nga Ostreni, që humbi tre fëmijët e saj të sapolindur për shkak të mungesës së mjekut gjinekolog në spitalin e Bulqizës, ka folur për herë të parë për mediat.
Advertisements
Enkeleda Rexhepi është shprehur se para një muaji u kishte thënë mjekëve që nuk ishte mirë, por ata e kishin neglizhuar. Sipas, saj, ata i kishin thënë që të kthehej sërish pas një muaji për kontroll.
Nëna nga Bulqiza shpjegoi gjithashtu se kishte kërkuar që të shtrohej në tiranë, por mjekët i kishin thënë që shtrimi nuk ishte i nevojshëm.
Advertisements
Gruaja u transportua nga fshati i saj pasi i kishin nisur dhimbjet e lindjes, por fëmijët nuk mundën ‘i mbijetonin lindjes në kushte të vështira në spitalin ku i priti një infermiere. Mjeket e tjerë thanë se mezi i shpëtuan jetën vetë Enkeledës.
Mungesa e një inkubatori në këtë spital reduktoi akoma më shumë shanset për mbijetesë të foshnjave që lindën në muajin e shtatë të shtatzënisë.