Kryemadhi: Atë që se bëmë dot ne po e bëjnë studentët!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e Lëvizjet së Gruas-s për Integrim ka komentuar edhe protestën e studenteve.

Advertisements

Kryemadhi tha se studentët i dhanë një leksion asaj dhe dhe të gjithë politikanëve, ndërsa shtoi se kur proteston me të drejtë edhe zoti të përkrah.

Kryetarja e LSI-së nuk kurseu akuzat edhe për kryeministrin Edi Rama, sipas të cilës ai po paguan grupe të rinjsh për të sabotuar protestën studentore.

Advertisements

“Klajda të emocionon gjithmonë kur flet e filloi si një vajzë si e sapo diplomuar në LSI. Dashuria që të fal një grua kalon gjithësinë dhe nuk shteron asnjëherë. E tha Klajda pse me 8 dhjetor, kjo ishte një nga arsyet, përveç kësaj ishte edhe struktura që ne do punojmë. LSI nuk është një parti e vogël, është diçka që vendos, është një parti me integritet. Ne ishim partia e parë që vendosëm kuotën 50 % me 50 % për Këshillat Bashkiakë dhe pushtetin vendor.

Nuk jemi në një situatë politike ku ekonomia lulëzon, jemi në një situatë kur demokracia është e vënë në diskutim.

Shumë mund të thonë pse studentët e nisën protestën në dhjetor, lëvizja studentore është një lëvizje kombëtare. Me lëvizjen studentore nuk mund të luajë askush. Lëvizja studentore është një realitet për të dhënë mësim. Lëvizja studentore është lëvizje e PS, PD dhe atyre pa parti.

Lëvizja studentore nuk është një parti politike, ashtu si ato grupet e paguara nga Rama për t’i përçarë. Studentët tanë na dhëna një mësim ne si politikan, më dhanë mësim mua të parë, jam e bindur edhe zotin Bashën, se nuk është e nevojshme për të pasur kushtet për të protestuesit. Studentët na dhanë një mësim ne klasës politike, kur je me të drejtë, edhe zoti është me ty. Lëvizja studentore ishte një leksion demokracie dhe shpresë”, u shpreh Kryemadhi.

Artikulli paraprakPandeli Majkos paralajmeron fundin e frikshem: Ajo që po vjen është mbi pushtetin që është. Jam i bindur!
Artikulli tjetërStudentët nxjerrin emrat e pedagogëve që u marrin para?