Veliaj, kafe me banorët te “Astiri”, protestuesit : I pafytyre, mashtrues, ja me ke u takua …

Dita e punës sot ka nisur ndryshe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të zonës së Astirit, të cilët kanë filluar tashmë që të lirojnë vetë ndertesat e tyre pa leje dhe t’i hapin rrugë projektit të zhvillimit të Unazës së Madhe.

Advertisements

“Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Teksa falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ky projekt nuk do të ndalet. “Dua t’i falenderoj për bashkëpunimin. Shumica prej tyre kanë zbrazur vetë vullnetarisht të gjithë asetet që kanë, dyqanet apo shtëpitë që do preken nga projekti. Dua të falenderoj masivisht banorët e “Astirit” që janë distancuar nga politika. Secili po shikon hallin e vet, të familjes së vet, që të zgjidhë punët e veta. Politika i ka zgjidhur punët e veta, ndaj jam shumë i kënaqur sot për këtë bashkëpunim. Unë besoj që para Vitit të Ri kjo punë do të ketë marrë fund dhe për të gjithë ata që besojnë që mund ta pengojnë qytetin ose mund t’i përdorin protestat si “mish për top“ për interesat e tyre politike e kanë davanë e humbur”, u shpreh Veliaj.

Advertisements

Reagimi i bere nga mbeshtetesit e banoreve te “Unazes se Re”

Vetem pak pasi Veliaj njoftoi per takimin dhe kafen e mengjesit me banore te zones te “Astiri”, jen reagimi nga mbeshtetesit e banoreve te “Unazes se Re”.

Ata e quajne mashtrimin e radhes se Veliajt, i cili sipas tyre bene takime ne menyre te fshehur dhe jo me banore, por me administratorin e zones dhe njerez te tjere te interesuar per kete projekt.
Mashtrimi i rradhes me Erion Veliaj.!!

Erioni bene takime ne menyre te fshehur si skuth, me 20 badigarde , ne oren 7:30 te mengjesit se nuk eshte aq trim te perballet me banoret e unazes se re, takimi i tij ishte me spiunat e zones, me njerzit pa shkolle , te cilet jan strukturat e Rilindjes. Takimi i tij ka qen me Administratorin e zones, Adriatik Merko dhe me nipin e Gramoz Ruçit , Gjonlek Malaj te cilet per shkak te ktyre eshte bere dhe devijimi i projektit.!! Turp te kesh Erion Velia paftyresia jote po arrin kulmin. Me takimet e tua fallco.

Artikulli paraprakLaku në fyt, mposhtet Lindita Nikolla
Artikulli tjetërIsh zv/ministri i arsimit Taulant Muka merr vendimin e papritur pas protestes se sotme