Juridiku bojkoton!! Studentet e Juridikut kane filluar protesten kunder tarifave per provimet e prapambetura

Ka filluar këtë mëngjes protesta e studentëve të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë.

Advertisements

Dhjetëra studentë janë mbledhur në oborrin e univeristetit duke bojkotuar mësimin.

‘Juridiku bojkoton’, janë thirrjet që dëgjohen nga studentët të cilët protestojnë kundër vendosjes së tarifave për provimet e prapambetura.

Advertisements

“Ju na prishët ëndrrat tona me tarifa dhe kartona. Jo kredi për kredite po zerim të çdo tarifë”, janë disa nga shkrimet nëpër pankartat që mbajnë studentët.

Kujtojmë që ditën e djeshme u zhvillua protestë masive nga studentët që bllokuan rrugën përpara ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë sot priten protesta edhe nga fakultetet e tjera të kryeqytetit dhe nëpër qytete të tjera si Elbasani Korça etj.

Artikulli paraprakE padegjuar me pare! Një fshat i tërë zh*ishet në emër të bamirësisë për fëmijët në nevojë
Artikulli tjetërStudentët i vendosin “ultimatum” ministres Nikolla: Keni afat deri…