Ish-kampioni i botës në peshat super të mesme në boksin profesionist, Markus Beyer, ka v*ekur në moshën 47-vjeçare.
Advertisements
Beyer v*iq në një spital të Berlinit pas një beteje të shkurtër me një sëmundje të rëndë, njofton familja e tij, përcjell Gazeta Express.
Ish-trajneri i tij, Ulli Wegner, ka thënë se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen për humbjen e një njeriu të mirë si Beyer.
Advertisements
“Nuk mund ta përshkruajë me fjalë atë që e ndiej. Të gjithë e dinë se ai ishte atleti im i preferuar dhe mbi të gjitha një njeri i mirë”, tha Wegner.
Beyer boksoi për herë të fundit në vitin 2008 dhe nga 2015-ta punoi si analist i boksit në televizionin gjerman MDR