Anëtari i Agimit të Artë v*au me a*më z*arri pas një debati për çështje etnie 63- vjeçarin shqiptar Petrit Zifla.
Advertisements
Kështu shkruanin dje mediat greke në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 25 nëntor 2018, ku shqiptari u gjet i v*arë në Korfuz. Katër ditë pas k*imit, autori mësohet se është vetëdorëzuar dhe ka pranuar k*imin. Ai është identifikuar jo vetëm në sajë të dëshmive të personave që kishin dijeni për ngjarjen, por edhe nga verifikimi i disa kamerave të sigurisë. Sipas të dhënave, mes tij (identiteti i autorit nuk është bërë i ditur) dhe shtetasit shqiptar Petrit Zifle kishte pasur një debat për shkaqe etnie, çka rezultoi fatale për jetën e 63- vjeçarit.
Mediat greke raportuan dje identitetin e viktimës, i cili mësohet se është shtetasi Petrit Zifla. Ndërkohë, sipas të dhënave të Policisë, dyshohet se 63-vjeçari është me origjinë nga Berati. Ngjarja ndodhi më 25 nëntor, në Dragotina, Korfuz. Siç kanë pohuar banorë të zonës, Zifla ishte konfliktuar me fjalë një ditë para v*asjes në një lokal të fshatit me autorin, për çështje të karakterit etnik. Autori, i cili është një 44- vjeçar nga Korfuzi, kishte hapur debat brenda në lokal, pasi kishte konstatuar se mjaft prej klientëve nuk ishin shtetas grekë. Sipas të dhënave, ai e ka nisur debatin me disa persona të tjerë fillimisht për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Advertisements
Më tej dyshohet se anëtari i Agimit të Artë ka replikuar me 63- vjeçarin për v*asjen nga forcat shqiptare të RENEA-s në Bularat të Gjirokastrës të Konstantinos Kaçifas. Situata ka precipituar dhe është dashur ndërhyrja e klientëve në lokal që ta ndalin. Pasi janë ndarë nga të tjerët, 44- vjeçari grek është larguar duke kë*cënuar Ziflën, të cilin në Greqi e quanin me emrin Petro.
Një ditë më pas, autori i ka zënë pritë viktimës dhe pasi e ka v*arë, e ka hedhur në një kanal. Trupi i 63-vjeçarit u gjet nga kalimtarët në Korfuz. Policia fqinje bën me dije se shqiptari u gjet i pajetë në një rrugë në zonën Spartera, me plagë të shkaktuara nga p*umbat e një a*me gjahu. Raportohet se shqiptari kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes, ndërkohë që trupi i tij është gjetur tri ditë më pas.
HETIMI
Pas gjetjes së k*fomës, Policia nisi hetimet dhe në një kohë mjaft të shpejtë arriti të identifikonte autorin. Ky i fundit u vetëdorëzua katër ditë më pas, pasi emri i tij figuronte në listën e personave të shpallur në kërkim për v*asjen e 63-vjeçarit. Mësohet se pas a*restimit ai e ka pranuar k*imin.
“Po, unë e v*ava”, është shprehur ai në Polici. Për efekt hetimi, Policia nuk ka bërë të ditur të dhëna të tjera për mediat vendëse në lidhje me një dëshmi më të plotë të tij. Por sipas mediave, ai e ka pranuar k*imin për shkaqe që kanë pasur karakter etnik. Po sipas mediave greke, ai rezulton anëtar i Agimit të Artë në Lefkimi, madje dhe përfaqësues i kësaj partie në ditën e zgjedhjeve.