Franca që u shpall kampione e botës në Botërorin “Rusi 2018” tashmë vihet përballë Shqipërisë në eleminatoret për Europianin “Euro 2020”.
Advertisements
Francezët janë pjesë e grupit H me Turqinë, Islandën, Shqipërinë, Moldavinë dhe Andorrën.
Ndërkaq, trajneri i Francës, Didier Deshamp e ka cilësuar të vështirë grupin.
Advertisements
Në një prononcim për “RTSH”, ai u shpreh se me Shqipërinë është përballur disa herë dhe e di që është e vështirë, ndërkohë që ka vlerësuar edhe kundërshtarët e tjerë.
Ai deklaron:
Është një grup ai që është. Shqipërinë e njohim pasi jemi përballur disa herë. Më vjen mirë që përballem me Panuçin pasi njihemi. E njoh mirë si lojtar kur isha te Monako. Tani presim kalendarin për të ditur se kur luajmë. Kemi hasur vështirësi me Shqipërinë dhe kam respekt të madh për këtë skuadër.
Shumë lojtarë po luajnë mirë me klubet e tyre. Duhet përqendrim dhe kujdes për të parë të gjitha detajet. Është shumë e vështirë, por ajo që është e sigurt është që Islanda me rezultatet në Francë ka bërë shumë mirë dhe do të jetë kaq e fortë apo jo nuk e dimë. Turqi është e fortë, por edhe Shqipëria. Nuk i veçojmë dot, por në fushë do të kemi ndeshje të vështira.