I shoqi është shpallur në kërkim për d*oge, ja çfarë thoshte Suada Sherifi për luksin e shfrenuar

“Miss Shqipëria 2005”, Suada Sherifi është përmendur së fundi në lajmet e kronikës së zezë për shkak të bashkëshortit të saj, të cilin e mbajti të fshehtë që në fillimet e lidhjes. Identitetin e partnerit me të cilën ka një vajzë, ajo e zbuloi vetëm në qershor të 2017-s, sigurisht jo duke zbuluar emrin, por vetëm portretin e tij me atë të postimit të disa fotove familjare.

Advertisements

Suada-Sherifi “Ne jemi fiks një moshë, por ai më bën të ndihem shumë më e vogël”, tha ajo në një intervistë dy vite më parë. Pasi ka dhënë disa intervista për jetën e saj luksoze si sipërmarrëse e një klinike estetike në Tiranë, ajo tani po përflitet për partnerin e saj. Me dy identitete dhe i përfshirë në pazare d*oge, emri i bashkëshortit të Suada Sherifit u përmend për herë të parë, pak ditë më parë, pasi është shpallur në kërkim nga Policia për ngjarjen e ish- Bllokut, më 4 tetor të këtij viti, ku mbeti i v*arë një person.

“Ndoshta emri Eldi Dizdari nuk ju kujton asgjë, por nëse përmendim emrin e partneres së tij, Suada Sherifit, atëherë me siguri do të bëni menjëherë lidhjen”, shkruanin disa nga mediat online për këtë histori. Ai është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet si personi kyç në ngjarjen me një të v*arë dhe dy të p*agosur. Dizdari mësohet se kërkohet për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që pati një konflikt të fortë me Ervin Matën, partnerin e një tjetër vajze të famshme, këngëtares së njohur Elvana Gjata. Sipas burimeve policore, dy djemtë patën një konflikt mbrëmjen e 4 tetorit jashtë lokalit, rreth 30 minuta para se të ndodhte përplasja me a*më.

Advertisements

Shkak i mosmarrëveshjes dyshohet një sasi e konsiderueshme k*kaine. Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe mes tyre për sqarim hyri biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të p*agosurit në lokalin ku ndodhi ngjarja. Grupi hetimor ka të dhëna që flasin për krisje të raportit miqësor Dizdari- Mata për shkak të një sasie k*kaine që nuk ka shkuar në destinacionin e kërkuar, ndërsa të dy të rinjtë dikur kanë qenë shokë të ngushtë. Prokuroria ka kërkuar a*restimin e Dizdarit disa ditë më parë dhe Policia, duke qenë se nuk e ka gjetur në banesë, e ka shpallur në kërkim biznesmenin. Po kush është Eldi Dizdari, i implikuar në përplasjen në ish-Bllok?

Mediat kanë zbuluar se biznesmeni ka lidhje farefisnore me një tjetër biznesmen të njohur për shkak të d*ogës. Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe është i afërm i Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbi Garden”, që kishte porositur kontenierët me banane nga Kolumbia, brenda të cilëve u se*uestruan 613 kg k*kainë në portin e Durrësit. Dizdari ka pasur një përplasje verbale me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol”, rreth gjysmë ore para se të ndodhte vrasja brenda këtij lokali. Në fashikujt e Prokurorisë rezulton se një borxh financiar i pashlyer nga Mata, ka prodhuar grindjen mes tij e Dizdarit. Dizdari nuk ka qenë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe pë*leshja fizike dhe me a*më, pasi është larguar në drejtim të paditur.

PËR LUKSIN QË E RRETHONTE

Ish-basketbollistja e Tiranës, edhe pse e diplomuar për Juridik, ka pasur ambicie botën e televizionit dhe kjo ishte arsyeja pse konkurroi dy herë në “Miss Albania”, deri sa arriti të fitonte kurorën e më të bukurës në vitin 2005. Pasi la sportin, tentoi të depërtonte në ekran, duke qenë një nga anëtaret e një paneli vlerësues të Ardit Gjebresë në programin “E Diela Shqiptare”. Por ndërkohë që nisi punë si notere e licencuar, në vitin 2016 ajo deklaroi në një intervistë se kishte gjetur djalin ideal me të cilin ishte gati të martohej. Dhe ashtu ndodhi.

Ajo shumë shpejt vendosi të martohej me djalin moshatar dhe shtatlartë Eldi Dizdarin, me të cilin u bënë prindër shumë shpejt. Por ndërkohë që të gjithë donin të shuanin kureshtjen se kush ishte i zgjedhuri i saj, ajo përpiqej ta mbante të fshehtë portretin duke i mbuluar fytyrën në çdo foto. Deri tani numërohen me gishtat e dorës fotot, që ajo ka postuar me partnerin që komentohej si biznesmen shumë i pasur dhe që i kishte siguruar asaj një jetë super luksoze.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo rrëfeu për jetën e re nëpërmjet një reportazhi që gazetarët e emisionit i kishin bërë, duke e ndjekur nga shtëpia përrallore e deri te biznesi i saj luksoz. Më pas, ajo me anë të postimeve që bënte, njoftonte ndjekësit për resortet e shtrenjta që kishte vizituar me familjen për pushime.

Ajo është një nga personazhet më të përfshirë në rrjetet sociale, duke përcjellë rregullisht për ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, që nuk ngjan fare me jetën e shumicës së nënave të reja. Në një nga postimet e saj të fundit, ajo tregoi shtëpinë, e arreduar me shumë shije e luks.

Artikulli paraprakEuro 2020, habit Panucci: Do bëjmë të pamundurën, por Franca ….
Artikulli tjetërTrajneri i Francës i frikesohet Shqipërisë: Ja cfare thote per Panuccin