A*sident i rëndë në Durrës, makina përfundon në kanal(Detaje)

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Durrës. Një makinë ka përfunduar në kanal.

Advertisements

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës.

Ka qenë një banor i zonës, që ka njoftuar policinë për ngjarjen. Dëshmitari bën me dije se drejtues i mjetit ishte një i ri i cili i shpëtoi aksidentit.

Advertisements

Si rezultat i daljes nga rruga mjeti ka përfunduar në kanal, i përmbysur.

Policia e Qarkullimit Rrugor ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

Artikulli paraprakCfare i ndodhi Ermal Mamaqit? Perlotet dhe thote: Nuk mund ta vazhdoj më këtë emision (VIDEO)
Artikulli tjetërFamilja e Kaçifasit nuk harron ngjarjen e Bularatit dhe vazhdon akuzat ndaj Shqipërisë(Video)