Rrjetet sociale kanë bërë që tashmë të shohim jetën e gjithësecilit person publik, që kur zgjohen nga gjumi, çfarë hanë e pinë, ku ndodhen e deri kur bien të flenë.
Advertisements
Mirëpo ka nga ata VIP-a pa komplekse që na kanë treguar edhe më shumë: momente nga tualeti. Kot nuk thonë “Idetë më të mira vijnë në banjo”, kështu që “Xing.al” ju sjell sot 6 VIP-at shqiptarë që kanë postuar foto tek ai ambient personal.
Kjo foto e Noizyt bëri xhiron e portaleve pak muaj më parë. Në të nuk shfaqet reperi, por këngëtari Altin Sulku i ulur në tualet teksa është me telefon në dorë dhe Noizy e filmon.
Advertisements
Edhe Ermal Mamaqi i ka shkrirë së qeshuri fansat me këtë foto ku shfaqet në tualet, me pantallonat ulur dhe shkruan: “Duke medituar në paqe”.
Po ashtu edhe foto e Mozzik në bide, me pantallonat ulur teksa organin gjenital e mbulon me një revistë, habiti fansat e tij. Madje reperi e shoqëronte foton me një shprehje: Koha nuk shëron asgjë, vetëm na mëson si të jetojmë me dhimbjen.
Ndërsa Fjolla Morina i habiti të gjithë duke urinuar tek banjo e meshkujve. Ndoshta këngëtarja e bëri që thjesht rrjetet sociale të flisnin për të, por qëllimit ja arriti sepse kjo foto bëri bujë pak javë më parë.
Kjo foto e Adrian Gaxhës i përket 3 viteve më parë. Këngëtari shfaqet duke bërë urinën në publik me djemtë e grupit të tij, Florianin dhe Lindonin.
Nuk mund të harronim edhe Linda Rein e cila fotot dhe videot nga banjo i ka të shpeshta. Kjo video e saj ku shfaqet me mbathjet e ulura në tualet bëri xhiron e rrjetit pak muaj më parë.