Vuçiç, porosi per serbet e Kosovës: Vazhdoni protestat mos u ndalni nga asgje

Në Beograd është mbajtur dje një takim mes përfaqësuesve të serbëve të Kosovës dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, mbi situatën e krijuar pas vendosjes nga Kosova të taksës 100 për qind për produktet me origjinë serbe.

Advertisements

Presidenti Vuçiç tha para takimit se Kosova po sillet në mënyrë të padrejtë. Ai ka shtuar se është i lumtur që serbët janë zgjuar, duke dëshmuar se janë faktor i rëndësishëm politik.

“Unë i ftoj që të vazhdojnë protesta paqësore… Kemi popullin që është i gatshëm ta ruajë territorin e vet dhe shtetin që është i gatshëm t’i ndihmojë ata”, tha Vuçiç, duke folur për serbët e Kosovës dhe Serbisë që ofron “mbrojtje” (nga rreziqe të sajuara për çështje politike). Vuçiç tha se shqiptarët e Kosovës llogarisin ta kenë shtetin e vet, por “Unë do të vazhdoj së luftuari për Kosovën me gjithë zemër dhe për popullin tonë atje. Një pjesë e rëndësishme e botës e ka njohur shtetësinë e saj dhe ne duhet ta kuptojmë se cilat janë kornizat në të cilat lëviz kjo. Absolutisht është joreale që t’i ndryshojmë këshillat e shteteve të mëdha, por ne mund t’i bëjmë të gjitha për të l*ftuar për popullin tonë dhe për ta ruajtur shtetin tonë”, tha Vuçiç.

Advertisements

Ai kërkoi vazhdimin e protestave gjatë takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në një konferencë për media para gazetarëve konfirmoi se Vuçiç ka kërkuar që të vazhdohet me protesta paqësore, demokratike dhe jo të d*unshme, pavarësisht lëvizjeve të Prishtinës. “Në takimin me Presidentin Vuçiç, ne shfaqëm frikën dhe shqetësimin që haset në Kosovë. Ne gjithashtu e njoftuam atë për dorëheqjet. Presidenti kërkoi që të vazhdohet me protesta paqësore, jo të d*unshme dhe demokratike, pavarësisht lëvizjeve që Prishtina ka bërë kundër popullit serb në Kosovë”, tha Rakiç.

Bashkë me të në këtë konferencë për media ishte edhe kreu i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç. Pas takimit, Vuçiç nuk ka komentuar. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtic, i cili është pjesëtar i Listës Serbe, e cila është palë në koalicionin qeveritar të Kosovës. “Ne patëm një takim produktiv dhe ai ishte synimi, që të informojmë Presidentin për jetesën e njerëzve në Veri të Ibrit. Gjithçka është më e vështirë, dita-ditës. Qëllimi është që të dëbohen serbët nga Kosova dhe ata që po heshtin rreth këtyre masave (taksës), po e përkrahin këtë qëllim”, tha Jevtic para gazetarëve.

Sipas tij, BE duhet të bëjë presion përmes marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. “Ne do të vazhdojmë me protesta paqësore dhe me mesazhe të qarta: A dëshiron dikush që në Kosovë të jetojnë vetëm një nacionalitet dhe të lejojnë spastrim etnik, a do ta lejojë komuniteti ndërkombëtar një gjë të tillë”, tha ndër të tjera Jevtic. Tridhjetë përfaqësues të Listës Serbe shkuan në pallatin presidencial në Serbi për t’u dakorduar me Vuçiç për hapat e ardhshëm.

Artikulli paraprakNdryshime drastike te temperaturave, nga -7 në 17
Artikulli tjetërNga kamarier në partneritet me Facebook, kjo është historia e Shqiptarit Uljan Sharka