Premtimi që bëri Aurela Gaçe gjatë koncertit në sheshin ‘Skënderbej’

Temperaturat nuk ishin favorizuese në kryeqytet, por diva e muzikës shqiptare Aurela Gaçe ndezi skenën në sheshin “Skënderbej” duke mbajtur me qindra qytetarë në shesh, siç thotë ajo, në ajër.

Advertisements

Labja nga Vlora, me energji gati të mbinatyrshme, bëri edhe sot atë që di të bëjë më mirë, të elektrizojë publikun me muzikën, zërin dhe performancën e saj.

Nën atmosferën e festave të nëntorit, e veshur kuq e zi, Gaçe interpretoi këngët më të suksesshme të saj ndër vite.

Advertisements

Pjesë e shfaqes së saj herë pas here bëhej dhe publiku përmes komunikimit që vetëm ajo di ta bëjë, teksa lëshoi edhe një premtim për ta: “Në momentin që do vë CD për ju do të thotë se do të dorëzoj mikrofonin”.

Gaçe ishte pjesë e koncertit të organizuar nga Bashkia e Tiranës për “Natën e Bardhë”.

Artikulli paraprak“Ishte sa inatçor, aq edhe tolerant”/ Meta flet për raportet me Nanon: Kur ishte i qetë mund të bënte…
Artikulli tjetërNuk i la makinën për të dalë, djali i ben babait gjestin e turpshem