Në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, të filluar nga Lulzim Basha, në Patos dy ditë më parë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e degës. Ndryshe nga degët e tjera, ku në 99.9% të rasteve janë rikonfirmuar në detyrë kryetarët aktualë dhe të preferuarit e Lulzim Bashës, në Patos, Luli nga xhepi ka nxjerrë dikë tjetër.
Advertisements
Me urdhër të Bashës, i cili është zbatuar më përpikmëri nga i deleguari i tij Enkelejd Alibeaj, kryetari i degës së PD-së në Patos është zgjedhur Shezai Sinanaj, një ish-oficer policie i cili është a*restuar me datën 30 tetor 2015 me 13 kg lëndë n*rkotike e dyshuar C*nnabis S*ttiva, dhe është a*uzuar për t*afik dr*ge. Shezai Sinanaj prej disa kohësh ka qënë kryetar grupseksioni dhe tashmë ka marrë drejtimin e PD-së së Patosit. Ai njihet si një nga njerëzit e afërt të Enkelejd Alibeajt dhe i mbështetur fort prej këtij të fundit. Shezai Sinanaj njihet edhe si një nga militantët dhe mbështetësit e Lulzim Bashës.
I a*restuar me 13 kg k*nabis, tashmë është zgjedhur kryetar i PD-së së Patosit. Ky është dek*iminalizimi i Lulzim Bashës, Vettingu në politikë dhe këta janë kryetarët e Republikës së Re.
Advertisements
Ja çfarë thuhej në njoftimin e policisë, në 30 tetor 2015: Fier, finalizohet me sukses operacioni i koduar “KOMAR”. Sekuestrohen 13 kg lëndë n*rkotike Can*abis S*tiva.Sektori për Na*kotikët dhe T*afiqet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, realizoi me sukses operacionin e koduar “Komar”. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur ndalimi i shtetasve: – Shezair Sinanaj, 55 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi”, Patos, ish oficer policie. – Dorian Sinanaj, 27 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi” të qytetit të Patosit. – Fuat Bakia, 52 vjeç, banues në fshatin Komar të Tepelenës. Ndalimi i këtyre shtetasve, u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve na*kotikëve të kryer në bashkëpunim”. Gjatë kapjes dhe kontrollit të ushtruar, u gjet dhe s*kuestrua një sasi prej 13 kg lëndë na*kotike e dyshuar Ca*nabis Sa*tiva, një presë me vakum dhe një peshore elektronike. Drejtoria e Policisë Qarkut Fier./CNA.al