Bllokohet ne apel gjyqi per Izet Haxhine, ja cfare ndodhi

Bllokohet në Gjykatën e Apelit procesi për Izet Haxhinë. Ky i fundit kërkoi rigjykim për d*nimin me 25 vite b*rg në mungesë për v*asjen e Azem Hajdarit.

Advertisements

Sipas Report Tv, procesi ka ngecur për shkak se janë dorëhequr gjyqtarët.

Valdet Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi kanë deklaruar se janë në konflikt interesi pasi janë kolegë të Fatmira Hajdarit, bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari dhe për rrjedhojë nuk pranojnë shqytimin e dosjes. Fatmira Hajdari është gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Advertisements

Në këto kushte kreu i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj i është drejtuar përmes një kërkese Këshillit të Lartë të Drejtësisë duke i kërkuar delegimin e një gjyqtari nga gjykatat e tjera për dosjen “Hajdari”.

Në Gjykatën e Apelit, Izet Haxhia kërkon rigjykim për d*nimin me 25 vite b*rg në mungesë. Haxhia është i d*nuar me 25 vite b*rg për v*asjen e deputetit të PD, Azem Hajdari, ngjarje kjo e ndodhur në 12 shtator 1998.

Artikulli paraprakFundi t*agjik i djalit te Ismail Qemalit dhe akuzat ndaj tij(Foto)
Artikulli tjetërGiani De Biassi: Nuk e dija që isha shqiptar!