Gjuriqi “c*endet” qe shqiptarët e Kosovës festojnë 28 Nëntorin, thotë se prapa kësaj fshihet krijimi i “Shqipërisë së Madhe”

Drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, në Serbi, Marko Gjuriq, duket se i pengon festimi që shqiptarët e Kosovës bëjnë për nder të Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Ai thotë që Kosova deklarohet që është shtet i pavarur, ndërsa feston një festë të një shteti tjetër.

Advertisements

Sipas tij, prapa këtyre festimeve për ‘Ditën e Flamurit’ qëndron ideologjia për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

“Ata thonë që janë të pavarur, por e festojnë një festë kombëtare të shtetit fqinjë Shqipërisë që pasohet nga ideologjia e Shqipërisë së Madhe të vitit 1941. E njëjta gjë për të cilën ka punuar Balli Kombëtar, e që sot punon Edi Rama, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj”, ka thënë Gjuriq.

Advertisements

Artikulli paraprakT*agjedi! Beri operacion gjoksin, v*es pas 17 ditesh nena e tre femijeve(EMRI)
Artikulli tjetërZbuloni karakteristikat e personalitetit ne baze te muajit te lindjes