Prekese! Zjarri u shkrumboi shtëpinë, familja shqiptare merr surprizen e papritur

Një vit pas zjarrit, familja shqiptare e ndihmuar nga komuniteti italian do t’i kalojnë Krishtlindjet në banesën e re, e ribërë pas shkatërrimit nga zjarri.

Advertisements

Më pak se para një viti, një zjarr u shkrumboi sakrificat e një jete, ndërsa sot Krenari, gruaja Fatma dhe fëmijët e tyre Lorena dhe Lindi janë rikthyer në shtëpinë e kompletuar dhe rindërtuar, e cila është më e bukur se më parë.

Vitin e kaluar shumë njerëz u sensibilizuan për t’i ardhur në ndihmë familjes Bejaj.

Advertisements

Disa orë pas zjarrit të 12 dhjetorit, i nisur nga mosfunksionimi i një oxhaku, i cili shkatërroi plotësisht katin e sipërm të shtëpisë në Serra Goria dhe rrezikoi seriozisht katin e poshtëm, i pari që i ndihmoi ishte një fqinj që vuri në dispozicion pjesë të fermës së tij.

Ferma e cila ishte jo shumë larg nga atje, mundësoi familjen Bejaj të punonte në rindërtimin e shtëpisë së tyre.

Gara e solidaritetit

Dhe pastaj ishte një veprim i mirë i solidaritetit, sepse shumë banorë të Maretto, sapo mësuan për zjarrin serioz, mblodhën ç’të mundnin, batanije, peshqirë, orendi për t’ia dhënë familjes. Nuk mbetën pas as kolegët e punës të fëmijëve dhe prifti Don Carlo, cili kishte aktivizuar një llogari rrjedhëse për të mbledhur ndihma. Të prekur dhe thellësisht mirënjohës, Krenar dhe Fatjma mblodhën forcat edhe një herë, ashtu siç bënë që nga ardhja e tyre në Shqipëri ata rindërtuan gjithçka.

“Dikush na pyeti nëse do të ishte më mirë që ne të largohemi dhe të blinim diku tjetër. Por si mund ta bëjmë këtë? Me gjithë të mirën që na kanë treguar, nuk ka dyshim se shtëpia jonë, tani, pas shumë largimeve, është këtu në Maretto “, u shpreh Fatma.

Sot shtëpia e tyre është tërësisht e përsosur: e bukur, e re, e sigurt.

Artikulli paraprakIntervista e Ismail Qemalit në Vjenë: “Ja ç’kërkojmë ne shqiptarët” (1912)
Artikulli tjetërBesa Kokedhima s*lmon ashper Erion Veline: Jam e sh*kuar, si nuk ju vjen turp