Aktorja shqiptare Arjola Demiri, e cila luan rolin e saj si “Çbanja” në serialin “O sa mirë”, ka rrëfyer disa detaje rreth jetës së saj private. Me rrëfimin që ka bërë, ajo ka dashur që t’u vijë në ndihmë të gjitha femrave që po kalojnë të njëjtën situatë.
Advertisements
Teksa kanë kaluar gjashtë vite nga ndarja me partnerin e saj, me të cilin solli në jetë tre fëmijë, aktorja ka treguar asrsyen që e çoi atë drejt divorcit.
Ajo u shpreh se ndarja erdhi si pasojë e keqkuptimeve dhe mospërputhja e karaktereve mes tyre. Sipas saj, një arsye tjetër është edhe fillimi i lidhjes së dashurisë në një moshë të vogël.
Advertisements
Arjola Demiri ishte e ftuar në emisionin “SevenBizz”, ku zbuloi se ish-bashkëshorti ka ushtruar edhe dh*në tek ajo. Por aktorja vendosi që të mos tregonte shumë detaje rreth kësaj çështjeje.
Demiri u shpreh gjithashtu se historia me ish-bashkëshortin e bëri që të mos mendonte për një lidhje me një mashkull për 3 vite, por tashmë ka kaluar ajo fazë.