Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani bëri sot një deklaratë ‘bombë’ në lidhje me sasinë e k*kainës të se*uestruar në Maminas, ku u bllokuan 613 kg d*ogë.
Advertisements
I ftuar në emisionin ‘A Show’ në ‘News24’ Manjani tha se ka dyshime që ajo d*ogë ndodhet ende në magazinat e shtetit, ndërsa sipas tij këto ngjarje nuk janë zbardhur. Teksa komentoi debatet mes opozitës dhe maxhorancës, Manjani tha se gjithçka është teatër.
Advertisements
“Mendoj se gjithçka është teatër, i cili në thelb tenton të fsheh dy ngjarje të rënda. Tonat këtu dhe tonat në raport me botën. Është ngjarja e Maminasit dhe Xibrakës. Janë dy ngjarje, që të gjithë e dinë që janë të zbardhura, po askush nuk shkon prapa hekurave. Të marrësh përsipër që të sjellësh 615 kg k*kainë (613) lëndë të parë dhe më pas po ta shumëfishosh, bëhet shumë. Meqë ra fjala ajo nuk dihet se ku është sot. Kam shumë dyshime se ndodhet në magazinat e shtetit, por e lëmë dhe këtë që mos të hedhim konspiracion. E dyta; të bësh laboratorë për përpunimin e lëndës së parë, nuk bëhen pa dijeni të kryeministrit. Këto ngjarje tentohen të shtyhen dhe të krijojnë tensione”, tha Manjani.