Mbrëmjen e sotme, Vëllai i Madh iu ka dhënë mundësinë banorëve të njohin më shumë njëri-tjetrin, duke organisur një darkë të veçantë me tre banorë në total.
Advertisements
Roza, Dea dhe Vesa kanë qenë tre personazhet e njohur të cilat kanë biseduar dhe kanë zbuluar më shumë për njëra tjetrën.
Gjatë kësaj bisede, Roza ka folur për fëmijërinë e saj dhe kryesisht për babain e saj, për të cilin ka treguar se ka qenë shumë i dhunshëm.
Advertisements
“Kur i kam kërkuar për herë të parë 50 lekë për një çamçakëz, më ka rrahur sepse im atë ka qenë i dhunshëm. Babai im ka ndërruar jetë për shkak të tumorit në kokë dhe kjo është arsyeja e jetës së tij”, ka treguar Roza.
“Mbaj mend sa kishin dalë çamçakëzat e para, unë isha 5-vjeçe. Ai ishte tek puna e tij dhe unë vajza sepse kisha parë shoqet e mia që kishin marrë çamçakëza dhe ai më ka rrahur pse i kërkova 50 lekë . Ishte agresiviteti i tij nga sëmundja e tij”, shtoi më tej Roza.