Aktori i njohur i humorit Julian Deda ka kujtuar sot babin e tij të ndjerë, Zef Deda duke u shprehur se sa e vështirë është të shohësh prindin të largohet nga jeta.
Në fillim Juli ka rrëfyer se në 2020 Zefi u sëmurë me Covid dhe nuk pranonte që të shkonte në spital por ia mbushën mendjen.
Ndërkohë 1 vit më parë zbuluan se Zef Deda ishte me kancer në stomak, i cili pastaj iu përhap në trup.
Advertisements
“E kaloi shumë keq. Nuk u dorëzua po nuk kishte ça të bënte më, se ai nuk donte të vinte as në Tiranë. Atje tha ‘të mbysin’ se shikonte në televizor duke u hedhur nga kati i dytë. Se Covid-in e agravoi më shumë media se vetë Covid-i.
Ndenji në shtëpi 9 ditë, 4 ditët e fundit me 40 temperaturë. E kam marrë me zor, e kam marrë me ambulancë deri te një spital privat. Sigurisht më ndihmuan edhe këto më thanë sille këtu, por nuk doja t’a çoja në shtet. Kishte atë idenë dhe u thashë ‘po e solla në shtet e vrava para kohe’. Ishte psikoza.
Advertisements
Ka ardhur krejt i mbaruar, pa pikë shprese. Në vitin 2020, në dhjetor. Fillova duke qarë kur e pashë atë thashë ‘iku’. Edhe i thashë mjekut ‘nuk dua të ma marr Covid’. Më iku truri se kisha mundësi. Covid ishte çështje kohe, sa më shpejt ta kapje. Por siç i kanë prindërit tanë ‘ik se nuk dua ilaçe, ik se nuk dua mjek, jemi mirë, kalon vetë’. Dhe shpëtoi.
Ka 10 vjet që është me këto sëmundjet, të gjitha të zezat. Edhe kam bërë gjithçka që ai të mos ikte. Tani kësaj gjësë nuk i bëja dot gjë. Ishte kancer. I doli një kancer në stomak dhe pastaj u përhap. Ne kemi zbuluar para 1 viti dhe kur e zbuluam ne, 3-4 muaj i dhanë.
2 muajt e fundit ka vuajtur shumë. Vetëm pozitiviteti i i vet ka mbajtur se i degradoi shpejt. Edhe i shkoi gati 1 vit, po jetoi të paktën 8 muaj se nuk pranoi të bënte kemiot. Ata nuk e morën përsipër operacionin se ky nuk e përballonte dot nga gjendja shëndetësore.
Është shumë e vështirë t’a shohësh prindin duke ikur dhe nuk ke ça ti bësh më. Ditën e parafundit na tha mua dhe Marios ‘a po më jepni pak frymë’.
Nuk merrte dot frymë, merrte frymë 1 herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund pa ikur. I thashë ‘ça të bëj, hape gojën të jap unë’. Më tha mua ‘me më fry… më nder më bën’”, tregon Juli.
Zef Deda, mjeshtri i madh i humorit ndërroi jetë më 24 nëntor të vitit 2023, në moshën 73-vjeçare.