Ndotja e ambientit, gazetarja ngre alarmin: Më e lartë se…

Gazetarja Blerina Gjoka ishte e ftuar në një program televiziv për të folur mbi investigimin që ajo së bashku me gazetaren Klodina Lala kanë kryer në lidhje me ndotjen e ambientit dhe matjen e cilësisë së ajrit.

Advertisements

Gjoka ndër të tjera u shpreh tabloja është shumë e zymtë pra ndotja e ajrit është 20 herë më e lartë nga norma që lejon OBSH.

Gjoka: Specialistët që kanë bërë matjet alternative sepse këto janë organizata që bëjnë matje alternative nuk e bëjnë dot matjet me stacionet e monitorimit të ajrit që i ka shteti dhe nuk i ka në funksion, por edhe matjet alternative na sjellin një tablo se ku gjendemi dhe tabloja është shumë e zymtë pra ndotja është 10 gati 20 herë më e lartë se sa norma që lejon OBSH. Por edhe nga norma që lejon BE jemi shumë shumë më lartë.

Advertisements

Por duke qenë gazetare e politikës Gjoka nuk ‘mundi të shpëtoj’ nga Adi Krasta pa folur dhe për vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjoka: Ndjesia ime personale është se dhe ato vendime te Gjykatës Kushtetuese që janë të pakontestueshme se këto vendimet e fundit janë të kontestueshme qoftë dhe për numrin e votave që janë ndarë, qoftë dhe për si e ka ndjerë publiku atë lloj vendimi, çfarë ka pritur, por ajo që shikoj unë si gazetare dhe kur ato vendime janë të mira nuk zbatohen nga Kuvendi. Janë disa vendime të Gjykatës Kushtetuese në Kuvend dhe nuk janë zbatuar akoma. Rasit më i fundit është i deputetes Olta Xhaçka që vazhdon të mbahet në Kuvend vendimi i Gjykatë Kushtetuese dhe nuk është zbatuar deri më tani. Ka një vit që nuk është zbatuar sepse duhet të ketë dhe një lloj efikasiteti sepse ti nuk mund të marrësh një vendim dhe të presësh tre vite se nuk ka më kuptim pastaj.

Artikulli paraprakDënohet me mbi 4 vite burg ish-ministri shqiptar, ja akuzat që rëndojnë ndaj tij
Artikulli tjetër“Zhdukja e Ervis Martinajt po zbehet”, gazetari i njohur zbulon detajet e bujshme: Policia ka identifikuar porositësin…