E reja humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin privat në Tiranë, policia nis hetimet, merren në pyetje mjekët

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Advertisements

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakJo vetëm poshtë jorganit, Meritoni e puth në buzë Ilnisën para kamerave(Video)
Artikulli tjetërËshtë e lidhur jashtë? “Jo nuk e jam, por thjesht jam në një njohje që e kam shumë për zemër”, Rike sqaron raportin me Meritonin