“Tha se ishte në duart e djallit dhe vrau gruan”, policja: Renato mund të dënohet me vdekje

Erida Caudili, e cila punon si police në SHBA ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Florida, ku një shqiptar vrau ish-gruan e tij në sy të vajzës së mitur.

Advertisements

Ajo tha se Renato Muhaj, autori i krimit, mund të dënohet me vdekje, por kjo çështje do të marrë shumë kohë për t’u shqyrtuar. “Në Florida ka dënime me vdekje. Zotin Muhaj e kanë akuzuar për vrasje me paramendim. Vrasja me paramendim merr dënimin maksimal dënim me vdekje. Këto çështje janë shumë të vështira.

Ai është i pafajshëm deri në momentin që shteti nuk e deklaron të fajshëm. Ai momentalisht është në paraburgim. Këto çështje shkojnë nga 3-4 muaj deri në 15 vite për t’u shqyrtuar masa e dënimit. Më pas ai ka të drejtën e Apelit”,-tha Erida Caudili

Advertisements

Caudili tha gjithashtu se ende nuk është zbuluar motivi se përse Renato Muhaj vrau ish-gruan e tij Suela Saliajn. “Ata kishin dy vite që ishin ndarë dhe ndaj nuk dihet se për çfarë arsye ai e vrau gruan ditën e djeshme. Kur po ikte nga apartamenti pasi kishte dhunuar prindërit e tij ai bëri këtë koment “Është në duart e djallit””,-tha policja.

Sipas mediave në SHBA, ai ka thënë se vajza e tij ishte në duart e djallit, duke iu referuar ish-gruas. “Kur vjen puna për gjërat shëndetësore, ato janë shumë të mbrojtura dhe nuk dalin për publikun”,-tha policja, ndërsa theksoi se për krimet në familje në SHBA masat janë të menjëhershme.

Artikulli paraprakËshtë e lidhur jashtë? “Jo nuk e jam, por thjesht jam në një njohje që e kam shumë për zemër”, Rike sqaron raportin me Meritonin
Artikulli tjetërTiranë/ E reja vdes në spitalin Amerikan 2, i bënë ndërhyrje plastike edhe pse kurohej nga kanceri! Operacioni kushtoi 2 mijë euro