Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku një përplasje e fortë mes një autobusi dhe një kamioni që transportonte mallra, kanë humbur jetën të paktën 19 persona dhe ka plagosur 22 të tjerë në një shtet veriperëndimor të Meksikës, thanë autoritetet lokale.
Advertisements
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Elota, një destinacion turistik. Pas përplasjes, automjetet u përfshinë në flakë.
“Ne numëruam 19 trupa. Identifikimi i tyre do të kërkojë pak kohë, pasi ata u karbonizuan”, u shpreh Sarah Quinones, prokurorja e përgjithshme në shtetin e Sinaloa.
Advertisements
Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalet lokale dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit
Në autobus ndodheshin 37 persona.
#Sinaloa🌐 La colisión se produjo en las inmediaciones del municipio #Elota, destino de #turístico sobre todo de ciudadanos estadounidenses – https://t.co/0eY735CupX pic.twitter.com/ylOpF2kKNZ
— EjeCentral (@EjeCentral) January 31, 2024