Parashikimi i motit për sot, i kthjellët por i ftohtë

Moti në vendin tonë, do të jetë i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, por do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit, deri pas mesdite kur priten vranësira të pakta nëpër të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore Verilindore -Juglindore.

Advertisements

Megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të situatës termike, më pas pritet depërtim i masave ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore.

Advertisements

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga -3°C vlera më e ulët në Peshkopi, deri në 16°C vlera më e lartë në Fier dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Artikulli paraprak“U futa në Big Brother për të gjetur Lisin që kisha humbur”- Sëmundja e babait dhe vështirësitë financiare, Elvisi rrëfen historinë prekëse
Artikulli tjetërVrau dhe murosi shqiptaren Sibora Gagani, italiani letër gjykatës: Jeta në qeli më ka ofruar me Zotin! Dua të rrëfej të vërtetën edhe për vrasjen e Paulës