Shkëmbi ra mbi banesë dhe i zuri këmbët/ Familjarët apel për ndihmë, nuk përballojnë shpenzimet për kurimin e 25-vjeçarit

Dhimitri Vangjeli, është 25-vjeçari i cili arriti të shpëtonte, pasi një masiv shkëmbor ra mbi dhomën e tij ndërsa po flinte.

Advertisements

Ndërsa ai po flinte, një masiv shkëmbor rrëshqiti nga mali dhe ra mbi banesën e tij në fshatin Çarçovë në Përmet më 22 janar të këtij viti.

I riu ndodhet në Janinë, ku po merr trajtimet mjekësore, por këmba me të cilën mbajti edhe peshën e shkëmbit është në gjendje kritike.

Advertisements

Familjarët nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e kurimit, ndërsa aktualisht ndodhen në qiell të hapur.

Ata bëjnë apel për ndihmë, për trajtimet mjekësore dhe për rindërtimin e banesës së dëmtuar.

“Për ne është hapur një gofund, do kishim shumë nevojë në këto momente që të shpërndahej sa më shumë sepse vërtetë ne shpëtuam po dëmi është shumë i madh por dhe rehabilitimi i Dhimitrit do shumë kohë dhe shumë shpenzime. Situata në njërën prej këmbëve e cila ka mbajtur dhe peshën kryesore është më kritike”, tha bashkëshortja.

Artikulli paraprakE BUJSHME! Antonio Conte emërohet trajneri i Milan
Artikulli tjetërHoroskopi për muajin shkurt, dita më me fat për secilën shenjë