Kush është noterja që iu vendos tritol në Tiranë, policia jep detaje mbi ngjarjen

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer zyrën e noterisë së Esmeralda Dautit në ish-Bllok në Tiranë.

Advertisements

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një noteri, nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Advertisements

Njoftimi i policisë:
Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Artikulli paraprakPas aludimeve për ndarje, merr vëmendjen postimi i fundit i Xhensilës: Fillimi im i ri…
Artikulli tjetërE trishtë! Ndahet nga jeta gazetari dhe diplomati i njohur shqiptar