Në Kosovë është zbardhur dëshmia e plotë e katër të arrestuarve për vrasjen e Liridona Ademajt. Gazetari Muharrem Kafexhiu në një lidhje me “Skype” për “5Pyetjet.al” rrëfen se çfarë deklaroi Naim Murseli dhe të tjerët para hetuesve.
Advertisements
“Ekzekutori (Granit Pllava) ka thënë se fëmijët s’i ka parë dhe Naimi ka qenë aty në makinë. Naim Murseli ka deklaruar se kur kishte parë një njeri me maskë, që pretendohet se ishte Granit Pllava ka marrë fëmijët dhe ka dalë që të arratiset me pretendimin se i kishte thënë Liridonës që t’i japë të armatosurit gjithçka që kërkonte.
Por plani doli në pah, ku u konfirmua se vrasësi ishte porositur nga Murseli. Të dy e konfirmojnë rrjedhën e organizimit nga Gjakova në Prishtinë. Arritja e Liridonës, Murseli, Granit Pllavës dhe ekzekutimi që i bëri duke e qëlluar në qafë” tha ai.
Advertisements
Më pas Naim Murseli iku në disko sikur të mos kishte ndodhur asgjë. “Ajo ka qenë me siguri për të fshehur aktin dhe detajet që mund të çonin deri në gjetje. Ajo u pa menjëherë se që në natën e vrasjes kishte hasur në kontradikta dhe që Murseli foli dhe tha se nuk kishte dashur të japë detaje për shkak të së kaluarës kriminale të Granit Pllavës” tha ai.