Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia në Greqi ku një 43-vjeçar shqiptar është plagosur jashtë banesës së tij pas të shtënave që kanë ardhur nga një makine. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes, kur shqiptari është qëlluar 3 herë më armë zjarri nga një automjet me ngjyrë të zezë që është larguar me pas me shpejtësi.
Advertisements
Njëri nga plumbat e ka kapur shqiptarin në bark duke e lënë të plagosur.
Ai është dërguar për ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Kato Ahaia dhe më pas në spitalin e Rios. Në vendngjarje policia sekuestroi dy gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm dhe një fishek të deformuar pistolete.
Advertisements